Drejtori i SHFK Istikball e pranon që nën presion e ka deponuar dorëheqjen në Komunë të Tetovës

Drejtori i SHFK Istikball e pranon që nën presion e ka deponuar dorëheqjen në Komunë të Tetovës

Zija Ademi, ish u.d.Drejtor i Shkollës Fillore Komunale Istikball në Tetovë, i ka vërtetuar dyshimet i ngritura nga Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, se me presion nga pushteti lokal është detyruar që të jap dorëheqje nga pozita që mbante. Këto ai i konfirmuar për disa media rajonale dhe nacionale. Ndërkaq jo më larg se dje, përmes një shkrimi në Facebook, Ministri i Arismit Jeton Shaqiri ka bërë të ditur se ka pranuar një shkresë nga arsimtarët e shkollës fillore Istikball në Tetovë, ku thuhej se ish drejtori Zija Ademi me presion politik është detyruar që të nënshkruaj dorëheqjen.

Në të njëjtin postim, thuhej se shkolla ku ata ligjërojnë është përdorur mjaft nga politikat dhe se kjo gjë që ka ndikuar keq në mbarëvajtjet e procesit mësimor, frymës kolegiale në shkollë si dhe tek nxënësit dhe raportet mes tyre. “Prandaj ne si kolektiv reagojmë ashpër ndaj kësaj dukurie negative dhe kërkojmë qe shkolla te jete vendi edukimi dhe arsimimi dhe jo vend për politikbërje. Me keqardhje ju njoftojmë se më 07.12.2023 komuna e Tetovës nga presione të shumta bëri që drejtorin e SHFK Istikball z.Zija Ademi të nënshkruaj dorëheqjen për shkak se këtë pozitë e kishte bërë pazar me Alternativën.

Zija Ademi ka sjell një frymë pozitive dhe është një profesor i pashoq në ketë shkolle. Vlerat duhet të çmohen dhe lartësohen dhe jo të ulen dhe nënçmohen. Kërkojmë që të na ndihmoni të paktën të hapet konkurs për drejtor (ku kemi njoftuar edhe këshillin e shkollës) sepse drejtori në dorëheqje i plotëson kushtet është I pajisur me licencë. Posedojmë procesverbal nga këshilli I prindërve ku të gjithë prindit unanimisht janë pro Zijaut. Procesverbal nga kolegiumi arsimorë bashkë me peticionin dhe nënshkrimet e mësimdhënësve” iu kanë drejtuar kolegtivi i SHMK Istikball Ministrit të Arsimit Jeton Shaqiri.

Ndërkaq nga Sektori për Arsim pranë Komunës së Tetovës sot pranuan se Zija Ademi ka deponuar dorëheqje pa ndonjë arsye. Ndërkaq ata thonë se emërimi i drejtoreshës së re është bërë nga Kryetari i Komunës Bilall Kasami. Megjithatë, mbetet të shihet se kush dhe çfarë presioni i ka bërë drejtorit për të dhënë dorëheqje dhe në çfarë formë është bërë ky presion për ta detyruar të njëjtin që të jep dorëheqje.

Lajme Vendi