“Nuk ka asgjë kundër kushtetutës që BDI të bartë postin e kryeministrit në Qeverinë teknike”.
Kështu kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nga radhët e BDI-së, i propozuar për të bartur postin e kryeministrit të parë shqiptar në Qeverinë teknike, tha në ClickPlus në TV21.
Ai tha se marrëveshja politike mes BDI-së dhe LSDM-së, është e bazuar në Kushtetutë.
“Marrëveshje e politike e bazuar në kushtetues dhe nuk ka logjikë ai krahasim që thoni ju fitues me fitues. Nuk mund të bëhet krahasim ajo marrëveshje me këtë marrëveshje. Nuk ka vdekur asnjëra”, tha Xhaferi më tej.