Delegacioni parlamentar dhe qeveritar do të vendosin lule sot, me rastin e 12 vjetorit nga vdekja e presidentit Kiro Gligorov.
Gligorov vdiq më 1 janar 2012 në Shkup në shtëpinë e tij në moshën 94 vjeçare.
Më 17 nëntor 1999, kur i mbaroi mandati i dytë presidencial, ai ishte 82 vjeç dhe në vitin 2000, Libri i Rekordeve Guinness e regjistroi Gligorovin si presidentin më të vjetër të një vendi në botë.
Në vitin 1991, ai udhëhoqi Maqedoninë, e cila në mënyrë paqësore fitoi pavarësinë nga ish-Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, në të cilën Gligorov mbante poste të larta shtetërore. Më 8 prill 1993, Gligorov foli për herë të parë në gjuhën maqedonase në podiumin e Kombeve të Bashkuara kur Republika e Maqedonisë u bë anëtarja e 181-të e OKB-së.
Më 3 tetor 1995, ai i mbijetoi një sulmi me makinë bombë në rrugën “Maqedonia” pranë hotel “Bristol”.