Të ndjekësh me përpikmëri arsimin mesa duket nuk ndikon vetëm në përmirësimin e njohurive tona, por edhe në jetëgjatësinë.
Ekspertët kanë kryer studimin e parë sistematik që lidh drejtpërdrejt arsimin me përfitimet në jetëgjatësi.
Mos ndjekja e shkollës është po aq vdekjeprurëse sa pirja e duhanit ose pirja e tepërt e alkoolit, vlerësojnë ata.
Duke përdorur prova nga vendet e industrializuara si Britania e Madhe dhe SHBA, si dhe vendet në zhvillim si Kina dhe Brazili, studimi zbuloi se rreziku i vdekshmërisë tek një i rritur u ul me 2% për çdo vit arsim me kohë të plotë.
Përfundimi i arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë është i barabartë me një dietë të shëndetshme gjatë gjithë jetës, duke ulur rrezikun e vdekjes me 34% krahasuar me ata pa arsim formal, theksohet në analizën e publikuar në revistën The Lancet Public Health.
Në ekstremin e kundërt, mosfrekuenca e shkollës ishte po aq e keqe për shëndetin e të rriturve sa konsumimi i pesë ose më shumë pijeve alkoolike çdo ditë ose pirja e 10 cigareve çdo ditë për një dekadë.
Studimi i jep shtysë përpjekjeve në Britaninë e Madhe për të siguruar që fëmijët të qëndrojnë në shkollë, me ekspertët që thonë se rezultatet nënvizojnë lidhjet midis ndjekjes së shkollës dhe shëndetit.
Ai gjithashtu nënkupton se rritja e moshës së largimit nga shkolla mund të ndikojnë në shifrat e jetëgjatësisë së vendeve.
“Lidhjet midis arsimit dhe vdekshmërisë janë shqetësimet tona më të vogla pasi mungesa e frekuentimit të shkollave fillimisht sjell pasoja të rënda në tregun e punës”, theksuan studiuesit.
Analiza zbuloi gjithashtu se rezultatet janë të ngjashme në vendet e pasura dhe të varfra, dhe pavarësisht nga gjinia, klasa sociale dhe demografia.