“Më shumë se 5.000 vende pune vendase janë krijuar nga kompanitë vendase. Këto kompani do të vazhdojnë të investojnë edhe në vitet e ardhshme”, tha zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në konferencën “Viti i Mundësive Evropiane”, duke folur për ndihmën shtetërore për kompanitë vendore sipas Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve.
Ai shtoi se deri në vitin 2017 kompanitë vendase nuk kanë pasur asnjë mbështetje nga shteti, ndërsa janë favorizuar vetëm investimet e huaja.