Një studim i fundit nga Universiteti i Newcastle dhe Teesside ka zbuluar se fëmijët që konsumojnë pije energjike janë më të prirur ndaj çrregullimeve të shëndetit mendor.
Sipas hulumtimit, pijet energjike mund të kenë një efekt negativ në trurin e fëmijëve, duke rritur rrezikun e problemeve mendore si ADHD, depresionin, ankthin dhe mendimet për vetëvrasje.
Konsumimi i pijeve energjike synon të rrisë energjinë me kafeinë dhe stimulues të tjerë, dhe studiuesit kanë zbuluar lidhje të qarta midis këtij konsumi dhe problematikave të shëndetit mendor te fëmijët.
Studiuesit analizuan të dhënat nga 57 studime që përfshinin 1.2 milionë fëmijë dhe të rinj nga më shumë se 21 vende. Hulumtimi, i cili u publikua në revistën Public Health, i bën thirrje qeverisë britanike për ndalimin e shitjes së pijeve energjike për fëmijët nën moshën 16 vjeç. Bazuar në gjetjet e tyre, ata shprehin nevojën për masa të rrepta për të mbrojtur shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve nga efektet negative të konsumit të këtyre produkteve.