Sindikata pranë Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të hënën hyn në grevë

Sindikata pranë Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të hënën hyn në grevë

Nga e hëna (5 shkurt) Sindikata pranë Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do të hyjë në grevë. Sipas tyre, të gjitha njësitë rajonale të Fondit do të jenë në grevë dhe do të kryejnë vetëm detyrat e nevojshme të punës.

Kështu që, vetëm një punonjës në njësitë rajonale do të jetë i ngarkuar për marrjen e dokumenteve.

Nga Sindikata paralajmëruan konferencë për media për të hënën në ora 11:30 para ambienteve të Fondit.

Lajme Vendi