Drejtori i Komunikimit i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në Palestinë, Jonathan Crickx, ka njoftuar se në Gaza 17 mijë fëmijë kanë mbetur të pashoqëruar ose të ndarë nga familjet e tyre.
Crickx bëri vlerësime lidhur me vështirësitë me të cilat përballen fëmijët në Gaza, e cila ndodhet nën sulmet intensive dhe bllokadën e Izraelit.
Crickx rikujtoi se javën e kaluar ka vizituar Gazën dhe tha se familjet ndodhen në vështirësi për shkak të mungesës së ushqimit, ujit ose strehimit dhe se anëtarët e familjeve kanë vështirësi në plotësimin e nevojave të fëmijëve të tyre.
Për shkak të ngjarjeve të përjetuara në Gaza, theksoi Crickx, shëndeti mendor i fëmijëve është prekur seriozisht. Ai shtoi se kjo situatë ka paraqitur simptoma të tilla si ankthi ekstrem, humbja e oreksit, pamundësia për të fjetur, përjetimi i shpërthimeve emocionale ose paniku sa herë që dëgjojnë zhurmat e shpërthimeve.
“Parashikojmë se pothuajse të gjithë fëmijët sot në Gaza kanë nevojë për mbështetje të shëndetit mendor”, u shpreh Crickx.