Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë arrestuar tre kumanovarë të cilët kërkoheshin për vuajtje të dënimit me burg.
“Më datë 02.03.2024, në ora 08:30 në Kumanovë, efektivët e policisë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria D.D.(32), M.Sh.(34) dhe O.I.(30), të gjithë nga Kumanova.Ata ishin në kërkim me urdhër të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg. Personat janë dërguar në Burgun “Kshanje” për të vuajtur dënimin”, thonë nga MPB.