Strugë: Humbi ndjenjat në kazino, 45 vjeçari ndërroi jetë në spital

Strugë: Humbi ndjenjat në kazino, 45 vjeçari ndërroi jetë në spital

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Strugë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në polici është raportuar se një strugan ka ndërruar jetë në spitalin e Strugës, pasi paraprakisht i  ishte përkeqësuar gjendja në një kazino.

“Më datë 03.02.2024, në ora 16:24 në SPB-Strugë është raportuar se në një kazino në Strugë është sëmurë dhe ka rënë pa ndjenja M.K.(45) nga fshati Ladorishtë i Strugës, pas çka është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës, ku edhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, të ndjerit do t’i bëhet autopsi”, thonë nga MPB.

Lajme Vendi