Anulohen fluturimet nga Vjena për në Shkup/ Shkak greva e të punësuarve në “Austrian airlines”

Anulohen fluturimet nga Vjena për në Shkup/ Shkak greva e të punësuarve në “Austrian airlines”

Anulohen fluturimet nga Vjena për në Shkup dhe anasjelltas për shkak të grevës së të punësuarve në aviokompaninë “Austrian airlines”.

Në web faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar – Shkup nuk janë vendosur as fluturimet, as uljet me këtë kompani ajrore.

Për shkak të grevës, e cila sipas njoftimeve duhet të zgjasë sot dhe nesër, janë anuluar rreth 400 fluturime dhe janë prekur rreth 50.000 pasagjerë.

Gjatë këtyre dy ditëve kjo kompani ajrore duhej të realizonte 24 fluturime nga Vjena deri në qytetet e ish Jugosllavisë duke përfshirë fluturimet në Shkup, Prishtinë, Sarajevë, Beograd, Zagreb, Podgoricë, Dubrovnik dhe Split.

Bota Lajme Rajoni Vendi