Xhaferi-Kocevski: Efikasiteti i institucioneve për zgjedhje korrekte

Xhaferi-Kocevski: Efikasiteti i institucioneve për zgjedhje korrekte

Kryeministri Talat Xhaferi, ka takuar Prokurorin Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski. Takimi u realizua me kërkesë të Kryeministrit Xhaferi, në përputhje me kompetencën ligjore të Qeverisë për organizimin e zgjedhjeve  korrekte dhe demokratike, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

Xhaferi në takim theksoi përcaktimin e qartë të Qeverisë për zbatimin e zgjedhjeve që do të pasqyrojnë vullnetin e vërtetë të qytetarëve. Njëkohësisht, ai theksoi se aktivitetet e Qeverisë zhvillohen sipas kompetencave ligjore, dhe personalisht ai dhe përfaqësuesit e Qeverisë udhëhiqen nga një narrativë për një klimë pozitive në fushatën parazgjedhore.

Me prokurorin publik Kocevski, konstatuan se zgjedhjet e dyfishta në shtet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në kuadër të pritjeve për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimeve evropiane. Dhe në atë drejtim, u theksua roli i të gjitha institucioneve kompetente dhe nevoja për veprim efikas, me qëllim të zbatimit të proceseve zgjedhore korrekte dhe demokratike.

Lajme Vendi