“Ka pasur precedentë ku janë votuar amendamente gjatë një qeverie teknike”, tha në intervistë ekskluzive për TV21 ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler.
TV21: Dëgjojmë gjithnjë e më shumë nga partitë politike shqiptare, tani kemi dy blloqe fatmirësisht, po thonë fillimisht ndryshimet kushtetuese, pastaj formimi i Qeverisë. A është kjo e re për ju?
“E kam dëgjuar këtë, kam dëgjuar disa opsione të ndryshme, për atë se si do të ishte e mundur”, thotë Ageler.
TV21: A është e realizueshme?
“Ashtu besoj! Besoj se ka pasur precedentë, nuk e kam fjalën për dekada më parë, por ka pasur precedentë ku janë miratuar amendamente gjatë qeverisë teknike. Një nga gjërat që mësova, duke shërbyer këtu, është se gjithçka është e mundur”, shton Ageler në intervistën për TV21, që do të transmetohet e plotë sonte me fillim nga ora 20:45.
Në intervistë diskutojmë për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, korrupsionin në vend, listën e zezë të SHBA-së, shtetin e së drejtës.