Lëvizja Feministe Studentore ka bërë të ditur se është intervistuar nga Këshilli i Etikës i denoncuari për dyshimet “ngacmim seksual”, në Universitetin e Prishtinës.
Lëvizja Feministe Studentore përmes një postimi në rrjetin social në Facebook kanë shkruar se neglizhimi i rastit nga Këshilli i Etikës është i papranueshëm.
“I denoncuari për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi, sapo ka hyrë në Rektorat për tu intervistuar nga Këshilli i Etikës. Kjo intervistë po ndodh një muaj nga denoncimi i tij nga 27 studente. Ky neglizhim i rastit nga Këshilli i Etikës është i papranueshëm”, kanë shkruar në Facebook.
Po ashtu Lëvizja ka publikuar dhe një video në të cilën shihet profesori Krasniqi duke hyrë në Rektorat, si dhe aktivistet e kësaj lëvizje duke brohoritur se “Ngacmuesit seksual nuk kanë vend në UP”.
Po ashtu ato kanë lëshuar edhe tym të kuq në shenjë proteste para Rektoratit.