Sot ka nisur fushata për zgjedhjet presidenciale. Shtatë kandidatë janë në garën për ulësen e vilës presidenciale “Vodno”. Fushata do të zgjasë deri më 22 prill në mesnatë, ndërsa votimi në raundin e parë është më datë 24 prill, e mërkurë, që është ditë jopune. Për zgjedhjet parlamentare, 17 koalicione dhe parti dhe një listë e pavarur, të cilat duhet të konfirmohen nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Me tubim qendror në Prilep fillon karvani zgjedhor i kandidatit për president Stevo Pendarovski. Paraprakisht, Pendarovski do të vizitojë Krivogashtanin dhe Krushevën. VMRO-DPMNE në mbrëmje do të mbajë tubim para Qeverisë, në të cilin do të flasin kandidatja për presidente Gordana Siljanovska-Davkova dhe lideri i partisë Hristijan Mickoski.
Kandidati i BDI-së, Bujar Osmani, ka paralajmëruar konferencë për media para vilës “Vodno”, ndërsa Biljana Vankovska dhe Levica do të prezantohen në Strumicë. Kandidati për president Maksim Dimitrievski e nis fushatën nga Krusheva.
LSDM dhe koalicioni, VMRO-DPMNE dhe koalicioni, ZNAM i Maksim Dimitrievskit, GROM i Stevço Jakimovskit, koalicioni BDI, opozita shqiptare “VLEN” dhe e Majta kanë lista në të gjashtë njësitë zgjedhore.
Vendet deri në numrin 7 në fletën e votimit të 8 majit janë tashmë të rezervuara për partitë që mbështesin një kandidat presidencial. Për pjesën tjetër, KSHZ-ja ka afat deri më 13 prill për të hedhur shortin.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa përveç kabinetit Pendarovski, garojnë edhe Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO – DPMNE, Bujar Osmani nga BDI, Maksim Dimitrievski nga ZNAM, Arben Taravari nga VLEN, Biljana Vankovska nga e majta dhe Stevço Jakimovski nga partia GROM.
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale është caktuar për 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.