Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell, me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Vranësirat do të rriten pasdite dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa në drejtim të Vardarit herë pas here e fortë nga drejtimi veriperëndimor.
Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 18 deri në 26 gradë.
Gjatë ditëve të vijim vazhdon periudha e motit kryesisht me diell dhe relativisht të ngrohtë me vranësira të herëpashershme mesatare.
Sot dhe të shtunën do të fryjë erë e dobët, ndërsa të dielën përgjatë Vardarit era do të intensifikohet nga veriu.