Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në mars 2024, krahasuar me shkurt e vitit 2024, është 0.9%.
Enti Shtetëror i Statistikave raporton se rritja e inflacionit në mars të vitit 2024, krahasuar me shkurt e vitit 2024, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: transport për 3.1%, ushqime dhe pije joalkoolike për 1.3%, mallra dhe shërbime të ndryshme për 0.6%, rekreacion dhe kulturë, restorante dhe hotele për 0.5%, veshje dhe këpucë për 0.2%, pije alkoolike, duhan dhe lëndë narkotike, banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera, shëndeti dhe komunikimi për 0.1%.
Në mars të vitit 2024, krahasuar me shkurtin e vitit 2024, është vërejtur ulje e kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: mobilje, sende shtëpiake dhe mirëmbajtje për shtëpi për 0.1%.
Kostoja e jetesës në grupet: arsimi mbetet në të njëjtin nivel si në muajin e kaluar.
Indeksi i çmimeve me pakicë në mars të vitit 2024 krahasuar me shkurtin e vitit 2024 është 101.0.
Indeksi i kostos për jetesë në mars të vitit 2024, krahasuar me muajin mars të vitit 2023, shënoi rritje prej 4.0%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 3.8%.