Zv. ministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva thekson se aderimi në Bashkimin Evropian është shtytësi kryesor i vendit, i cili ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme po bën hapa në miratimin e reformave të BE-së.
“Republika e Maqedonisë së Veriut është e vendosur në angazhimin e saj ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Iniciativës së OBSH-së për vendet e vogla në rajonin evropian. Duke bashkuar forcat me partnerët tanë të çmuar, ne synojmë të shfrytëzojmë ekspertizën dhe burimet e përbashkëta për të forcuar kapacitetin tonë për promovimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor.