Policia tashmë ka bllokuar bulevardin “Ilinden” në Tetovë, ku ndodhi atentati gjatë mbrëmjes së sotme, transmeton TV21.
Kontrollohen automjete, sigurohen dëshmi të cilat do të shfrytëzohen për dokumentimin e krimit.
Deri më tani kanë gjetur edhe pesë gëzhoja plumbash.
Informacionet e para flasin se nuk ka të plagosur dhe viktima, ndërkaq rasti thuhet se ndërlidhet me vrasjen që ndodhi muaj më parë para Spitalit të Tetovës.