Në kulmin e fushatës për zgjedhjet presidenciale, sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare. Të dyja fushatat do të zhvillohen paralelisht gjatë katër ditëve të ardhshme, duke përfshirë edhe ditën e sotme, pas së cilës më 22 prill fillon heshtja 48-orëshe për zgjedhjet presidenciale.
Përkundër heshtjes për zgjedhjet presidenciale, fushata për zgjedhjet parlamentare do të vazhdojë edhe në këto dy ditë – situatë të cilën kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski, së fundi e quajti unike deri më tani në ciklet zgjedhore.