Specialistët privatë vazhdojnë me grevën, thonë se kanë presione nga klinikat dhe kolegët më të vjetër

Specialistët privatë vazhdojnë me grevën, thonë se kanë presione nga klinikat dhe kolegët më të vjetër

Vazhdon greva e mjekëve privatë specialistë. Në ditën e katërt të grevës së përgjithshme, u shprehën presionet me të cilat specialistët po përballen nga klinikat dhe kolegët më të vjetër.

Hristina Ilioska Çeslaroska, specialiste interne në vitin e tretë, tha se dëshiron t’i inkurajojë të gjithë kolegët specialistë privatë, që të mos i nënshtrohen presioneve të klinikave dhe të ngulmojnë në këtë luftë.

“Duke qenë se Ministria e Shëndetësisë nuk po i dëgjon kërkesat tona, dmth kanë folur vetëm për kërkesën e tretë, të fundit, për zgjidhjen e statusit tonë, ne jemi të vetëdijshëm dhe e dimë se është një proces i gjatë dhe statusi ynë nuk do të zgjidhet” – shtoi Ilioska Çeslaroska.

 

Ajo ka sqaruar se për këtë arsye kanë kërkuar që të plotësohen menjëherë dy kërkesat e para, rritja e pagesës mujore dhe vendosja e sigurimit shëndetësor. Njëkohësisht ajo theksoi se meqenëse nuk u zgjidhën ato dy kërkesa, të cilat kërkuan të zgjidhen urgjentisht, ata do të vazhdojnë me grevën.

Lajme Vendi