Vazhdon greva e mjekëve privatë specialistë. Në ditën e katërt të grevës së përgjithshme, u shprehën presionet me të cilat specialistët po përballen nga klinikat dhe kolegët më të vjetër.
Hristina Ilioska Çeslaroska, specialiste interne në vitin e tretë, tha se dëshiron t’i inkurajojë të gjithë kolegët specialistë privatë, që të mos i nënshtrohen presioneve të klinikave dhe të ngulmojnë në këtë luftë.
Ajo ka sqaruar se për këtë arsye kanë kërkuar që të plotësohen menjëherë dy kërkesat e para, rritja e pagesës mujore dhe vendosja e sigurimit shëndetësor. Njëkohësisht ajo theksoi se meqenëse nuk u zgjidhën ato dy kërkesa, të cilat kërkuan të zgjidhen urgjentisht, ata do të vazhdojnë me grevën.