Gjykata Supreme sot mbajti mbledhje pas ankesës së të dyshuarit Aleksandar Gjorçevski, babait të Vanja Gjorçevskës, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkup për masën e paraburgimit.
Kjo është mbledhja e dytë publike para Gjykatës Supreme pas masës së paraburgimit për babain e Vanjës, pasi që në mars të këtij viti Supremja e refuzoi si të pabazë kundër masës së paraburgimit të Gjorçevskit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit Shkup.
Shtoi se i dyshuari nuk mund të ikë sepse vlefshmëria e dokumentit të udhëtimit i ka skaduar dhe se ai aktivisht merr pjesë në hetim.
Në deklaratë për mediumet pas mbledhjes, Tufegxhiq informoi se i është nënshtruar ekspertizës pajisja celulare e Gjorçevskit, por se ende nuk kanë kurrfarë informata nga ekspertiza. Ai theksoi edhe se rasti ka arritur edhe në Qendrën për Kujdes Social, pasi që familjes së babait të Vanjës, nuk i është lejuar të realizojnë kontakt me vajzën e tij më të vogël.
I dyshuari Aleksandar Gjorçevski, u dakordua me arsyetimin e avokatit të tij dhe theksoi se është i akuzuar, siç tha, për disa gjëra të cilat edhe sot e kësaj dite nuk i kupton.
E mitura Vanja Gjorçevska, e cila u paraqit si e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe qytetari i Velesit Pançe Zezhovski, i cili, ndërkaq ishte paraqitur si i zhdukur më 24 nëntor.