Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Nëse marrim parasysh vetëm votimin e diasporës, rezultatet tregojnë edhe një epërsi bindëse të kandidates së OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska Davkova me 369 vota, ndërsa kandidati i BDI-së, Bujar Osmani, ishte në pozitën e dytë me 182 vota. Presidenti aktual Stevo Pendarovski fitoi 175 vota nga diaspora.
Nga 2.569 votues, 158 votuan për kandidaten e së “Majtës”, Biljana Vankovska Cvetkovska, 66 i dhanë besimin Maksim Dimitrievskit nga Lëvizja ZNAM, 37 votues votuan për Arben Taravarin dhe i fundit në listë është Stevço Jakimovski nga GROM me 18 vota.
Siljanovska-Davkova fitoi para kandidatëve të tjerë presidencialë në Vjenë, New York, Sofje, Venecia, Bon, Stokholm, Detroit, Hagë, Çikago, Londër, Lubjanë dhe Pragë.