Ajdari: Zgjedhjet parlamentare do i fitojë Fronti Europian në taborin shqiptar

Ajdari: Zgjedhjet parlamentare do i fitojë Fronti Europian në taborin shqiptar

Rina Ajdari nga Fronti Europian në “Daily Click” në TV21 tha se ata do të jenë fitues tek shqiptarët.

“Ne fushatën pothuajse paralelisht e kemi zhvilluar, është një lloj treguesi se zgjedhjet parlamentare do ti fitojë Fronti Europian në taborin shqiptar, kjo është e pa diskutueshme”, tha Ajdari në TV21.

Ajdari është shprehur se presin rreth 20 deputetë.

“Realisht mbi 20 deputetë, që të mos më kapni për fjale, e sa do të jetë mund të variojë deri në 30”, tha ajo.

Lajme Vendi