Rina Ajdari nga Fronti Europian në “Daily Click” në TV21 tha se ata do të jenë fitues tek shqiptarët.
“Ne fushatën pothuajse paralelisht e kemi zhvilluar, është një lloj treguesi se zgjedhjet parlamentare do ti fitojë Fronti Europian në taborin shqiptar, kjo është e pa diskutueshme”, tha Ajdari në TV21.
Ajdari është shprehur se presin rreth 20 deputetë.
“Realisht mbi 20 deputetë, që të mos më kapni për fjale, e sa do të jetë mund të variojë deri në 30”, tha ajo.