“E Majta”: I shtrijmë dorën VMRO-DPMNE-së për tu thënë jo ndryshimeve Kushtetuese!

“E Majta”: I shtrijmë dorën VMRO-DPMNE-së për tu thënë jo ndryshimeve Kushtetuese!

“E Majta” mbështeti kandidaten e pavarur për presidente, por fokusi kryesor mbeten zgjedhjet parlamentare, tha bartësi i listës në Njësinë e Dytë Zgjedhore, Amar Mecinoviq.

Sipas tij, “E Majta” është në një vijë me qytetarët – Bullgarët të mos futen në Kushtetutë.

“Mickoskin e uruan Taravari dhe Kasami për rezultatet e rrethit të parë duke dhënë porosinë se bashkë do t`i miratojnë ndryshimet kushtetuese. Edhe ne urojmë dhe bëjmë thirrje kundër ndryshimeve kushtetuese. Mandatin e kaluar ishim armiqtë më të mëdhenj të LSDM-së dhe BDI-së, sikurse me shembujt me Kryeparlamentarin Xhaferi, poashtu edhe me shumicën e re që të rrëzohet Zaevi. Tani të fokusohemi tek problemet e qytetarëve, programi ynë ka zgjidhje”, tha Amar Mecinoviq nga “E Majta”.

Lajme Vendi