Kallëzim penal është dorëzuar ndaj një ish-kryetari të Shkupit, për shkak të dyshimeve se ka keqpërdorur buxhetin komunal për gati 11 mijë euro, mjete këto që i janë paguar operatorit ekonomik të përzgjedhur për rindërtimin e një terreni sportiv në një shkollë të mesme.
Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një komunikate për media, bën të ditur se Departamenti i Policisë Kriminale ka kryer veprime parahetuese pasi i kallëzuari dyshohet se ka kryer vepër penale ”keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
Sipas informacioneve të MPB-së, personi edhe pse nuk ka qenë në krye të detyrës ka planifikuar rikonstruksionin e një terreni sportiv në një shkollë të mesme, duke e ditur se shkollat e mesme, sipas Ligjit për arsimin e mesëm, janë nën kompetencë të qytetit të Shkupit.