Aggeler tregon dy prioritetet që do të duhet të tejkalojnë politikat partiake
Ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Aggeler, tha sot në edisionin e shtatë të Forumit të Energjisë të RMV-së (MEF) të mbajtur në Shkup, se siguria energjetike dhe energjia e gjelbër janë dy prioritetet që do të duhet të tejkalojnë politikat partiake.
Aggeler theksoi se Maqedonia e Veriut është rikuperuar në masë të madhe nga mjedisi i paqëndrueshëm energjetik, por ka ende sfida reale përpara.
Sipas saj, vendi duhet të përfundojë gazsjellësin greko-maqedonas, i cili do të eliminojë, siç tha ajo, varësinë nga Rusia dhe kërcënimet për ndërprerje të caktuara të furnizimit.
“Me interkonektorin, Maqedonia e Veriut do të jetë në gjendje të ndërtojë termocentrale me gaz dhe të lehtësojë kalimin e vendit nga qymyri në burime të tjera”, tha Aggeler.
Lajme Më të fundit Vendi