Mësimdhënësit e Tetovës kanë mbetur pa rroga, paralajmërojnë protestë

Mësimdhënësit e Tetovës kanë mbetur pa rroga, paralajmërojnë protestë

Në redaksinë e Portalit Sigmak ka ardhur një ankesë nga një mësimdhënës i cili ka treguar se të gjithë punëtorët e arsimit kanë mbetur pa rroga, dhe se të njëjtit paralajmërojnë protestë, shkruan Sigmak. Sipas informacioneve që kemi arritur të gjejmë, bëhet fjalë për neglizhencë të organeve komunale të cilat nuk e kanë përllogaritur si duhet çështjen e buxhetit, dhe si pasojë nuk ka rroga për punëtorët e arsimit. Për nesër paralajmërohet seancë e jashtëzakonshme në Këshillin komunal të Tetovës për këtë çështje.
Më të fundit Vendi