Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka folur në “Pressing” të T7 edhe për situatën në veri të Kosovës. Ai të enjten, ka thënë se krahas sovranitetit në veri janë goditur edhe strukturat kriminale. Muja ka thënë se këto struktura terrorizonin edhe jetën politike të komunitetit serb, përpos asaj që bën
in spatrim etnik kundër shqiptarëve. “Krahas shtrirjes së sovranitetit atje, janë goditur kogja keq strukturat kriminale që kanë qenë përgjegjëse edhe për terrorizmin e jetës politike atje mesin e komunitetit serb, por edhe spatrimin etnik të shqiptarëve që nga paslufta”. “Siç e dini Kurti e ka bërë të ditur që Kosova i ka krijuar të gjitha parakushtet në koordinim me faktorin ndërkombëtar që të mbahen zgjedhjet e 23 prillit, mjerisht nuk pati pjesëmarrje të duhur për shkak të sabotimit të Serbisë Listës Serbe”, ka thënë Muja. /Gazeta Express