Legjenda e futbollit kosovar, Agim Cana shpreson se Federata e futbollit e Kosovës do të gjejë një selektor që i përshtatet atyre
Ai ka theksuar se Federata duhet të analizojë shumë nëse do të angazhojë trajner nga Kosovam, shqiptar ose të huaj.
Sipas tij, punë e selektorit është një përgjegjesi jashtëzakonisht e madhe.
“Trajner vendor apo të huaj? Kjo është një gjë që duhet shumë mirë dhe gjatë analizuar se në cilën anë do vendosin Federata. Pse jo edhe trajner kosovar, por duhet ditur se është një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe. Kosova ka ekip jashtëzakonisht të mirë, me një organizim të mirë”, u shpreh ndër tjera Cana për Open-TV.