Spasovski: Po i bëhet ekspertizë armës me të cilën dyshohet se është vrarë Vanja

Spasovski: Po i bëhet ekspertizë armës me të cilën dyshohet se është vrarë Vanja

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski ka thënë se është duke zgjatur ekspertiza për dy armët të cilët janë gjetur e që lidhen me vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski.

Ai tha se kur do të mbarojë ekspertiza analizat do të dorëzohen nga Prokurorinë Publike.
“Të gjitha ato informacionet si dhe ekspertiza do të dorëzohen deri tek Prokuroria Publike, në momentin kur do të mbarojnë”, tha Spasovski, raporton SHENJA.

Lajme Vendi