Komisioni Parlamentar për Financim dhe Buxhet do të vazhdojë sot debatin amendamente për Propozim-buxhetin për vitin 2024.
Për Propozim-buxhetin janë dorëzuar gjithsej 272 amendamente nga propozuesit e autorizuar, prej të cilëve 250 janë të deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit.
Pas përfundimit të debatit amendamenteve, projektbuxheti duhet të miratohet në seancë plenare. Sipas afateve të përcaktuara, Buxheti për vitin e ardhshëm duhet të miratohet në Kuvend më së voni deri më 31 dhjetor.
Propozim-buxheti për vitin e ardhshëm do të peshojë 5.5 miliardë euro. Të ardhurat e përgjithshme për vitin 2024 parashihen të jenë 310.1 miliardë denarë dhe i njëjti është për 10 për qind më i lartë se vitin 2023./Telegrafi/