Mesazhet nga Brukseli mund të ishin krejtësisht të ndryshme, fitimtare, për të njoftuar se vendi vazhdon të hapë kapitujt e të gjitha grupimeve të negociatave me BE-në, se rruga jonë e integrimit europian vazhdon, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.
“Por u konfirmua se i vetmi frenues i shtetit është koalicioni pro-rus, anti-BE, anti-NATO i VMRO-DPMNE dhe “LEVICA”. Është faji i tyre që nuk hapim kapituj. Mospërmbushja e detyrimeve për ndryshime kushtetuese është një frenim në rrugën e mëtejshme drejt BE-së.
Populli mund të bindet edhe një herë se me këta politikanë do t’i hiqet mundësia për t’iu bashkuar shpejt familjes progresive evropiane.
Qytetarët dinë të vlerësojnë se kush po lufton për çfarë të ardhmeje të vendit.
VMRO-DPMNE është e njëjta parti që sundoi për 11 vjet me patriotizëm të rremë, kauzë-nacionalizëm dhe populizëm, që çoi në një shtet krejtësisht të bllokuar, të izoluar nga komuniteti ndërkombëtar dhe në kundërshtim me fqinjët”, akuzojnë nga LSDM.
LSDM, shtojnë nga atje, nuk heq dorë nga perspektiva evropiane e shtetit dhe e qytetarëve. Vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE.