Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorëve i bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë blerjeve, sidomos gjatë festave të fundvitit. Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorëve ka ndarë sot tre broshura për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve gjatë blerjes.
Qëllimi i këtij aktiviteti është që ti njoftojë sa më mirë qytetarët për të drejtat e tyre ligjore por edhe përfitimet nga ligji i ri për mbrojtjen e konsumatorëve. “ Të gjithë e dimë se afrohen festat e fundvitit dhe të gjithë nga ne blejm gjëra për veten apo të afërmit tonë. Andaj kjo që bëjmë sot këtu është të tregojm që duhet të bëjnë kujdes gjatë blerjes. Dhe në rastëse ballafaqohen me ngjarje të tilla ta dinë se si të arrijnë ta zgjidhin . Në broshurat që shpërndajmë sot jepen këshilla dhe kontakte të organizatës tonë” – tha Tatiana Tasevska, nga këshilli për mbrojtjen e konsumatorëve. Sipas ligjit për mbrojtje të konsumatorëve, tregëtarët që japin shërbime publike janë të detyruar të pranojnë kundështimin e konsumatorëve në rast të shkeljes së të drejtave të tyre.