Janë formuar grupet punuese ndërmjet Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë ndërmjet dy vendeve, të cilat së shpejti do të kenë takimin e parë të punës, njoftoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski.
Ai tha se organizimi i zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ngadalësoi dinamikën e takimeve dhe komunikimit ndërmjet dy palëve.
Ai theksoi se planet po ecin me shpejtësi dhe të gjitha ato procedura dhe procese që do të ndodhin në periudhën e ardhshme do të jenë me interes për të dy vendet dhe qytetarët.
I pyetur nëse janë duke punuar në projektimin e projektit të hekurudhës së shpejtë ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë, Bocvarski u përgjigj se Serbia ka një seksion më të madh për të punuar se sa vendi ynë./Telegrafi/