Në tre muajt e parë të vitit 2023, fitimi turistik në vend tregon rritje prej 25 për qind duke kontribuar me 471.59 milionë dollarë në BPV-në e vendit për vitin 2023, mirëpo siç tha ditë më parë drejtori i Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit (ATTP), Lupço Janevski, propozim buxheti i Qeverisë për vitin 2024 është ende i pamjaftueshëm dhe shumë i vogël se sa kërkohet për nevojën e promovimit të turizmit në vendin tonë, shkruan AIM.
Janevski ka theksuar nevojën e prioriteteve të këtij sektori dhe nevojën e madhe për themelimin e Ministrisë për Turizëm dhe Sport duke pasur parasysh rritjen e fluksit me të cilin ky sektor kontribuon në buxhetin e shtetit dhe potencialin e tij për rritje shumë më të madhe.
“Kërkuam gjithsej 218 milionë denarë, kemi fituar 100 milion për vitin 2024, kur i nxjerrim subvencionet për funksionimin e plotë të institucionit, janë 38 milionë, por për promovime dhe mbështetje, kur i nxjerrim gjithë ato artikuj për shpenzime, kanë mbetur 8,3 milionë denarë”, sqaroi Janevski, i cili informoi se për vitin 2023 kanë pasur 20 milionë denarë për të punuar që është gjithashtu pak që me uljen aktuale në 8,3 milionë është poashtu shumë më pak.
Për shkak të kësaj ulje, ai tha se përveç pjesëmarrjes në shumë ngjarje të rëndësishme të panaireve turistike që do të zhvillohen në Madrid dhe në Berlin, megjithatë pas 10 vitesh ata nuk do të mund të marrin pjesë në panairet në Stamboll dhe Beograd, pavarësisht faktit se janë tregjet më të mira turistike nga vijnë edhe numri më i madh i vizitorëve në vend.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit, siç informoi ai, në përgjithësi në sektorin e turizmit në vend, në vend janë të punësuar rreth 35 mijë persona, që sipas tij është 5 për qind e të gjithë të punësuarve.
Sa i përket numrit të turistëve dhe destinacioneve nga të cilat tregohet se ka numrin më të madh të turistëve që vijnë në vend, Janevski tha se rritja më e madhe vërehet te turqit dhe serbët, prej nga vijnë numri më i madh i turistëve me 176.059 turistë nga Turqia dhe 63.291 turistë nga Serbia kanë vizituar vendin në 10 muajt e parë të këtij viti.
Rritje të dukshme ka edhe te turistët që vijnë nga Gjermania, Greqia, Kroacia dhe Rumania, ndërsa qytetet nga më të vizituarat është Shkupi, me rritje prej 5 për qind të turistëve dhe Ohri me rritje prej 7 për qind krahasuar me vitin 2019. /Nistori/