Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, në një intervistë për “Sloboden Pecat”, ka thënë se nëse partia e tij do të jetë pjesë e ndonjë qeverie në të ardhmen, ajo duhet të garantojë rrugën evropiane të vendit.
I pyetur nëse partia e tij do të bëjë koalicion me VMRO-DPMNE-në, Taravari tha se “edhe nëse iu japin 15 ministri, nuk kanë çfarë të kërkojnë në një qeveri jo evropiane”.
Sa i përket zgjedhjeve presidenciale, Taravari është i mendimit se nëse ka një kandidat shqiptar, partia me gjasë do ta mbështesë në raundin e parë. Por, sa i përket rrethit të dytë zgjedhor, ai ende nuk ka të dhëna se kush do të jetë kandidat, ndonëse për Pendarovskin ka një mendim pozitiv./Telegrafi/