Një tërmet është ndjerë në rajonin e Shkupit pak para orës 10:00 të mëngjesit të sotëm.
Tërmeti, siç raportohet nga Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMSC), ndodhi në orën 9:54 të mëngjesit me orën lokale dhe ishte me magnitudë 2.2 të shkallës Rihter në një thellësi prej 5 kilometrash.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua në kufirin ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Kosovës, në një distancë prej katër kilometrash nga Shkupi dhe 75 kilometra nga Prishtina.