Faton Ahmeti merr pjesë në promovimin e librit “Sfidat e reja në etikën shëndetësore”, të autorit Azis Pollozhani

Faton Ahmeti merr pjesë në promovimin e librit “Sfidat e reja në etikën shëndetësore”, të autorit Azis Pollozhani

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti njëherit kryetar i degës së Tetovës ka marrë pjesë në promovimin e librit “Sfidat e reja në etikën shëndetësore”, të autorit Azis Pollozhani.

“Profesor Pollozhanin të gjithë e njohim si profesionist dhe intelektual i dëshmuar në çdo pozitë publike që ka ushtruar, gjithashtu, ata që e njohin personalisht e vlerësojnë dhe e çmojnë në maksimum për sjelljen, kulturën dhe karakterin e tij”, shkruan Faton Ahmeti.
Ahmeti më tej shkruan se “Profesor Pollozhani bën pjesë në atë pleadën e shquar të intelektualëve që kanë dhënë kontribut të madh në shkollimin dhe avansimin e kuadrove të reja të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut dhe në rajon. Angazhohemi që gjithmonë t’u jemi në krah intelektualëve, për t’i përkrahur në sfidat e rrugëtimit profesional dhe çdoherë ju jemi mirënjohës për veprat e tyre.”

 

Lajme Vendi