Shkolla e mesme “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë për të dytën ditë ka mbetur pa energji elektrike, si pasojë nxënësit nuk kanë ngrohje dhe nuk mbajnë mësim.
Sipas informacioneve të prindërve të nxënësve, ditën e djeshme është ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe problemi po haset edhe në godinën qendrore, si dhe në godinën e njohur si “Mjekësia e Vjetër.”
Drejtoresha Teuta Llalla informoi sot se furnizimi me energji elektrike është ndërprerë nga kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike për shkak të një borxhi të papaguar. Që nga korriku i vitit 2023, shkolla e mesme “Kiril Pejçinoviq” është nën autoritetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
“Energjia nuk është paguar sepse shkolla e mesme ka borxhe, ndaj mjetet që na vijnë nga Ministria e Arsimit i marrin përmbaruesit. Për shtatë muajt e parë të këtij viti, sipas njohurive të mia, fondet tona kanë mbetur në komunë dhe prandaj kemi borxhe. Drejtpërsëdrejti kam kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që të gjejë një zgjidhje për problemin”, informoi drejtoresha Teuta Lalla.
Nga Sektori për veprimtari publike në Komunën e Tetovës bëjnë të ditur se nuk kanë kompetencë të flasin për shkollën e mesme për shkak të revokimit të kredencialeve. Në gjimnazin “Kiril Pejcinoviq” vijojnë mësimin 1300 nxënës.