Gjykata e liroi nga aktakuza ish-drejtorin e Klinikës së onkologjisë, Nikolla Vasev për punë të pandërgjegjshme në shërbim, dhe dy mjekë, pas padisë penale të paraqitur nga familja e pacientit të vdekur në vitin 2018.
Gjykatësja Sllavica Naumovska, gjatë shqiptimit të aktvendimit, sot në Gjykatën themelore penale Shkup, tha se të akuzuarut Nikolla Vasev, Igor Stojkovski dhe Maria Simonovski lirohen nga aktakuza, duke pasur parasysh se nga dëshmitë e paraqitura gjatë procedurës nuk është dëshmuar vepra për të cilën ngarkohen.
“Prokurori publik gjatë gjykimit nuk arritën ta dëshmojnë kohën e saktë dhe mënyrën e kryerjes së veprës “, deklaroi gjykatësja Naumovska.
Shpenzimet për procedurën bien mbi shtetin, ndërsa palët e pakënaqura kanë të drejtë të ankesës.
I akuzuari i parë Vasev, nuk mori pjesë në shqiptimin e aktvendimit.
Prokurorja publike, Lidia Raiçeviq, në deklaratë për mediumet pas shpalljes së aktvendimit paralajmëroi ankesë para gjykatës së shkallës së dytë dhe tha se ka pohuar dhe vazhdon të pohojë se veprat penale janë kryer dhe tre mjekët meritojnë dënim.
Rasti filloi në vitin 2021, ndërsa sipas aktakuzës, pacientit me melanom malinj tre muaj në vitin 2018 nuk i është përshkruar terapi në Klinikën për Onkologji dhe ka vdekur pasi që i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.