Mbrojtja e të akuzuarit të dytë, Remzi Miftari dhe i të akuzuarit të tretë, Igor Gjorgjievski, në rastin “Llaskarca”, sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup në fjalët përmbyllëse kërkuan aktvendim lirues për të akuzuarit.
Sipas avokates Suzana Abdurahimi, mbrojtëse e të akuzuarit të dytë, Ramzi Miftari, përgjegjës për transport për kompaninë “Durmo Turs”, asnjë dëshmi e vetme nuk ka dëshmuar se përmbushet aktakuza me të cilën ngarkohet i akuzuari.
Ajo dha një rishikim të dëshmive të paraqitura, duke theksuar se i akuzuari i dytë nuk ka asnjë veprim të menjëhershëm, sepse lëshimet, siç tha, kanë të bëjnë me lëshimet në komunikacion.
Mbrojtësja e të akuzuarit të tretë, Igor Gjorgjievski, avokatja, Ruzha Tomeska, po ashtu potencoi se prokurori publik nuk ka dëshmuar përtej dyshimit të arsyeshëm se Gjorgjievski e ka kryer veprën për të cilën ngarkohet dhe aktvendim lirues.
Ajo u përqendrua në dëshmitë e viktimave të cilët, siç tha, kanë pohuar se shoferi nuk ka frenuar, çka, sipas saj, tregon se ndodhja e aksidentit është një faktor subjektiv.
I akuzuari i dytë dhe i tretë iu bashkuan fjalëve përmbyllëse të mbrojtësit të tyre.