“Startup 5”: 2.3 milionë euro mbështetje financiare për startup-et

“Startup 5”: 2.3 milionë euro mbështetje financiare për startup-et

Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik ka shpallur sot fituesit e mbështetjes financiare përmes thirrjes publike për “Grante të bashkëfinancuara për shoqëri tregtare të sapothemeluara start-up dhe spin-off”, përmes së cilës shpërndahen 2.3 milionë euro për zhvillimin dhe nxitjen e inovacionit tek sipërmarrësit vendas dhe fillimin e bizneseve të tyre.

Gjithsej 61 aplikacione për projekte (29 ndërmarrje dhe 31 ekipe projekti) janë mbështetur përmes thirrjes “Startup – 5”, të cilat do të fillojnë me realizimin e ideve të tyre inovative dhe projekteve të biznesit që lidhen me hulumtimin dhe zhvillimin. Nga buxheti i përgjithshëm i thirrjes, 2.3 milionë euro janë investim i FIZHT, ndërsa 412 mijë euro janë mjete që do të investohen nga vetë ndërmarrjet.

Gjatë manifestimit, drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili, theksoi se mbështetja përmes thirrjes “Start Up” është rritur vazhdimisht ndër vite, kështu që bashkë me këto 61 projekte të reja, gjithsej 348 ndërmarrje, gjegjësisht 31% e totalit të ndërmarrjeve të mbështetura nga të gjitha instrumentet e FIZHT që po zbatojnë ose do të zbatojnë idetë e tyre të biznesit.

 

Lajme Vendi