Zëdhënësja e KE-së: RMV-ja t`i përshpejtojë ndryshimet Kushtetuese!

Zëdhënësja e KE-së: RMV-ja t`i përshpejtojë ndryshimet Kushtetuese!

“ZGJERIMI MBETET PROCES I BAZUAR NË MERITA”

Vendet pretendente për anëtarë të BE-së janë gati për të punuar më me përkushtim që të aderojnë në Union – tha zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero.

Ajo tha se Brukseli është i qartë se zgjerimi mbetet process I bazuar në merita, që kërkon investime dhe përkushtim për zbatimin e reformave thelbësore.

Sipas Pisoneros, në kushte kur keziston momentumi për zgjerimin e BE-së, Komisioni Evropian inkurajon të gjithë palët në RMV që të punojnë bashkë në rrugën e saj drejt aderimit në BE.

“Konkluzionet e Këshillit Evropian janë të qarta; BE-ja është gati ta përfudnojë fazën e hapjes së negociatave aderuese me RMV-në sapo vendi ta zbatojë obligimin për të përfunduar ndryshimet kushtetuese, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit më 18 korrik 2022, konform procedurave të saja të brendshme. Këshilli Evropian i bën thirrje RMV-së ta përshpejtojë zbatimin e tyre”, tha Ana Pisonero.

Këto komente zëdhënësja e KE-së I bëri në pyetjen e MIA-s, nëse janë të mundshme zgjidhje të reja sikurse ndryshimi I Kornizës Negociuese, nëse nuk sigurohet shumica për miratimin e ndryshimeve kushtetuese./KlanMacedonia

Lajme