Kryeshefi i Inspektoratit komunal në Komunën e Tetovës, Sadat Sulejmani në ngjarjen e largimit të disa objekteve pa leje, ka thënë se ka vendim edhe për prishjen e kryqit në Kodrën e Diellit, por nuk dihet ende se kur do të prishet i njejti.
“Ka vendim për prishjen e kryqit.
Kur do prishet?
Në Tetovë ka mbi 5000 vendime për prishje. E shihni se mundohemi që të punojmë. Kur do t’i vije rendi, atëherë do e bëjmë” -është përgjigjur Sulejmani.
Gjithashtu, ai sot ka akuzuar policinë e qytetit se nuk ka asistuar komunën në heqjen e disa kioskave nga trotuaret e bulevardit Ilinden, duke thënë se kanë lënë hapësirë për incidente.