Dy automjete të pajisura me sistemin PolCam, pajisje e brendshme e krijuar për të kontrolluar dhe monitoruar trafikun dhe shkeljet e automjeteve në lëvizje, kryetarja e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRr), Gordana Kozuvarovska, sot i dorëzoi ministrit të brendshëm, Oliver Spasovski.
Sistemi PolCam dokumenton shkeljet e trafikut si: kalimi në semafor të kuq, drejtimi me shpejtësi më të madhe se e lejuara, parakalimet e paligjshme dhe shkelje të tjera, si dhe shpejtësia e lëvizjes së automjeteve mund të matet në një distancë fikse dhe të ndryshueshme nga automjetet.
Pajisja mundëson regjistrimin e videove prej 25 fotosh në sekondë, një hartë që tregon vendndodhjen ku është realizuar videoja, si dhe ekziston një opsion për të gjetur dhe njohur automatikisht targat që kanë kryer shkelje.
Pajisjet e integruara janë të kompanisë polake “PolCam”, të cilat përdorin kamera me rezolucion të lartë në pjesën e përparme dhe të pasme të automjetit në kushte të ditës dhe natës dhe në lëvizje për të regjistruar video të shkeljeve të kryera.
Spasovski tha se për herë të parë në vendin tonë policia ka automjete dhe pajisje të këtij lloji që “në mënyrë të jashtëzakonshme do të ndryshojnë imazhin e trafikut rrugor, në drejtim të përmirësimit të sigurisë së të gjithë aktorëve në trafik”.