“Më mirë për Tetovën” sot në në deklaratë për media thanë se rezultatet e Pisa testimit janë dëshmi e pakontestueshme se sistemi arsimor është në gjendje të mjerueshme.
“Ministria për arsim dhe shkencë bashkë me Byronë për zhvillim të arsimit kanë qenë më të angazhuar në ndarjen e tenderave sesa në përmirësimin e kualitetit të arsimit. Dëshmi për këtë është mungesa e librave dhe mjeteve punuese për nxënësit si dhe gabimet e shumta teknike dhe përmabajtësore në tekstet që janë në shfrytëzim.
Në dy dekadat e fundit, partizimi i skajshëm i arsimit në shkolla është një nga arsyet kryesore për situatën në të cilën gjendemi. Rasti me Shkollën e mesme të gjimnazit që ngeli pa rrymë dhe shkollës fillore Istikball ku për një vit 4 herë u ndryshua udhëheqësia, janë shembuj të pazarllëqeve dhe luftës mes partive”, thonë nga “Më Mirë për Tetovën”.
Që gjendja e procesit edukativo-arsimor të vështirësohet më shumë, theksojnë nga atje, nuk mjafton vetëm neglizhenca nga pushteti qendror por edhe qasja agresive e pushtetit lokal ndaj shkollave.
“Komuna edhe pse është themeluese e shkollave fillore dhe të mesme, përpos që nuk parasheh mjete për përmirësimin e gjendjes së shkollave dhe bazohet vetëm në dotacionet nga pushteti qendror, manipulon me udhëzimet e qeverisë për operacione financiare te dyshimta ne kurriz te prindërve.
Dy muajt e fundit ushtrohet një presion i madh ndaj prindërve dhe mësimdhënësve për pranimin pakusht të një lloji të uniformave, për të cilat vendimi është sjellur pa i konsultuar prindërit edhe pse bara financiare bie mbi vet ata.
1.Në cilin ekstrakt të Qeverisë thirret komuna për çështjen e uniformave?
2.Kush nga komuna ka bërë marrëveshje në 4 sy për uniformat e 15.000 nxënësve duke anashkaluar prindërit që paguajnë?
3.Cila është kompania dhe si është përzgjedhur?
4.Si është caktuar çmimi prej 80 denarë kur në treg një punim i tillë gjendet me çmim shumë më të lirë?”, thonë nga atje.
E përkujtojmë Komunën e Tetovës, shtojnë nga atje, se uniformat shërbejnë për çështje sigurie dhe barazie mes nxënësve e jo për pazare financiare të individëve të pa autorizuar komunal në kurriz të prindërve të nxënësve.