Policia e Maqedonisë pajiste dy automjete, “PolCam”, që do t’i shërbejnë për kontrollin dhe monitorimin e trafikut dhe shkeljeve në komunikacion.
Sistemi “PolCam” lehtë i dokumenton shkeljet e trafikut si: kalimi në semafori të kuq, drejtimi me shpejtësi më të madhe se sa lejohet, parakalimet e paligjshme dhe shkelje të tjera, si dhe shpejtësia e lëvizjes së automjeteve mund të matet në një distancë fikse.
Pajisja mundëson një regjistrim video prej 25 fotosh në sekondë, një hartë që tregon vendndodhjen ku është realizuar videoja, si dhe ekziston një opsion për të gjetur dhe njohur automatikisht targat që kanë kryer shkelje. Automjetet ja dorëzoi MPB-së Kryetarja e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Gordana Kozhuvarovska.